Interiu ka fituar si mysafir i Napolit me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 14-të të Serie A.
Interi e nisi mirë takimin, duke shënuar me Marcus Thuram, por goli i tij u anulua nga VAR.
Napoli rrezikoi me Frank Anguissan dhe Matteo Politanon, por pa sukses, ndërsa Interi kishte rast me Lautaro Martinezin.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 44-të, me Hakan Calhanoglu që gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga distanca.
Che staffilata di Hakan! pic.twitter.com/PJyDpVJtDF
— Alessandro (@90ordnasselA) December 3, 2023
Napolitanët kishin raste për barazim, me Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratshelia, por Yann Sommer ishte në vend.
Në minutën e 62-të, Lautaro Martinez asistoi te Nicolo Barella i cili shënoi gol të bukur për 2-0.
Fenomenale Barella.
What a Player!
pic.twitter.com/jRP85fW1Zn— Alessandro (@90ordnasselA) December 3, 2023
Vulën përfundimtare fituesit të këtij takimi ia dha Marcus Thuram, që shënoi për 3-0.
Interi me këtë fitore mbetet lider me 35 pikë, ndërsa Juventusi është i dyti me dy më pak. Napoli bie në pozitën e pestë me 24 pikë. /Telegrafi/