Koha e Christian Eriksenit te Interi do të përfundojë, me lojtarin dhe klubin që thuhet se kanë rënë dakord për të ndërprerë kontratën e tij.
29-vjeçari pësoi një arrest kardiak në një ndeshje të Euro 2020 midis Danimarkës dhe Finlandës në muajin qershor.
Ai mori trajtim në fushë përpara se të dërgohej në spital, ku u pajis me një ICD (defibrilator kardioventer të impantuar), pajisje e cila monitoron ritmin e tij të zemrës dhe gjithashtu mund të dërgojë goditje në zemër nëse është e nevojshme.
Federata Italiane e Futbollit kishte njoftuar se ai do të lejohet të kthehet të luajë në Serie A vetëm në qoftë se ai është konsideruar mjaft i aftë për të luajtur.
Dhe më e rëndësishmja, zyrtarët thanë se aftësia e tij fizike nuk duhet të përfshijë një mbështetje të ICD në zemrën e tij.
Mesfushori danez u kthye në stërvitje vetëm këtë muaj në një nga ish-klubet e tij apo më saktë te Odense Boldklub.
Por, pa hequr ICD-në, ai nuk do të ketë të drejtë të luajë në Serie A sipas rregullave të përcaktuara nga Komiteti Olimpik Italian, i cili drejton sportin në vend.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, kjo ka bërë që lojtari dhe drejtuesit e Interit të vendosin se mënyra e vetme përpara është që ai të largohet nga klubi dhe të kalojë në një ligë me intensitet më të ulët.
Christian Eriksen and Inter could soon terminate the current contract by mutual agreement – the expectation is now clear, Gazzetta confirms today. 🇩🇰 #Inter
Inter supports and respects Christian – but the protocol of CONI bans Eriksen from playing in Serie A with defibrillator.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 15, 2021
Një rikthim i bujshëm në ish-klubin Tottenham është diskutuar në një moment, ashtu si një transferim në shtëpi te Ajaxi, ku danezi filloi karrierën e tij.
Por me Ligën Premier dhe kampionatin holandez që vështirë se largohen nga Italia, një lëvizje e përhershme në Danimarkë është aktualisht në plan. /Telegrafi/