Telegrafi

“Interi do të luftojë për titullin e Serie A”

Interi fitoi sot (e diel) ndaj Spalit me rezultat 2-0 dhe trajneri i ekipit italiane, Leonardo Semplici beson se Interi do të sfidojë Scudetton (titullin kampion) të Serie A këtë sezon.

Skuadra e Luciano Spalletti fitoi edhe ndeshjen e tretë të Serie A, duke u dëshmuar se këtë sezon janë një arrë e fortë dhe duan të shkojnë larg.

Kështu, mendon edhe trajneri i Spalit, Semplici, i cili beson se skuadra e Spalletti do të jetë konkurrent për titullin kampion në Serie A.

“Është zhgënjyese, por ne bëmë një paraqitje të mirë sot ndaj Interit”, ka thënë fillimisht Semplici për Sky Sport Italia.

Trajneri i Spalit, Leonardo Semplici

“Interi është një ekip shumë i fortë, i kërkova lojtarëve të mi të luajnë me vendosmëri dhe ata bënë”.

“Interi do të sfidojë Scudetton, por unë ende duhet të komplimentoj lojtarët e mi për punën e tyre. Luciano Spallettin e kam një mik dhe është trajner i madh”.

“Ne i shkaktuam probleme Interit dhe patëm disa shanse për të shënuar gol, por mendoj se nëse luajmë kështu, do të sigurojmë mbijetesën në Serie A?”, përfundoi trajner i Spalit. /Telegrafi/