Site icon Telegrafi

Interi do të luajë me formacionin 4-2-3-1

Luciano Spalletti ka konfirmuar se Interi do të luajë me formacionin 4-2-3-1 nën drejtimin e tij.

Ka kohë prej se Nerazzurrët nuk kanë arritur të krijojnë identitet në mënyrën e tyre të lojës, duke qenë se disa trajnerë janë ndërruar.

Lexo po ashtu Spalletti: Interi duhet ta kopjojë ekipin e të rinjve

Ndërsa trajneri i ri është zotuar se do ta imponojë filozofinë e tij në lojën e zikaltërve.

“Do të sjell pakëz përvojë këtu, por derisa nuk ndryshojnë dimensionet e fushës, 4-2-3-1 është një formacion i kompletuar për të nxjerrë paraqitjet më të mira nga skuadra duke mundësuar që të dalin në pah, cilësitë sulmuese”.

“Për të fituar, duhet të shënojmë shumë gola. Nevojitet baraspesha, por mbi numrat, do të mbështetemi në konceptin për të sulmuar vijën mbrojtëse të kundërshtarëve tanë”, ka deklaruar Spalletti. /Telegrafi/

Exit mobile version