Telegrafi

Interi të dënojë Balotellin

Katër muaj kanë kaluar që prej se 19-vjeçari veshi fanellën e Milanit në emisionin ‘Striscia La Noticia’. Balotelli ka kërkuar falje publikisht, por Interi nuk e ka harruar aq lehtë këtë skandal, ndërsa La Gazzeta dello Sport pohon se Balotellin e pret dënimi.

Interi do të kërkojë leje nga paneli arbitrues i FIGC (Federatës Italiane), për të dënuar futbollistin pas polemikave të shkaktuara për veprimin e lartpërmendur dhe për hedhjen e fanellës në gjysmëfinalen e parë ndaj Barcelonës. /Telegrafi/