Site icon Telegrafi

Interi do të apelojë dënimin e Spallettit  

Inter ka njoftuar zyrtarisht se ata do të apelojnë kundër dënimit që i është dhënë trajnerit të tyre Luciano Spalletti.

Nerazzurrët fituan ndeshjen e fundit në udhëtim te Sampdoria me rezultat minimal 1-0.

Goli i fitores erdhi në minutat shtesë dhe u shënua nga Marcelo Brozovic.

Lexo po ashtu Spalletti tregon pse u përjashtua ndaj Sampdorias dhe shpjegon festimin e tij

Trajneri italian, Spalletti, u gëzua shumë pas këtij goli dhe pas festës së tij ai u dërgua jashtë fushë.

Festa e Spallettit pas golit të Brozovicit

Sot (e hënë) Lega Serie A mori vendimet e saj dhe i dha trajnerit të Interit një dënim prej një ndeshje mos-drejtim të ekipit.

Spalletti vetë nuk ka diskutuar në konferencën e tij para ndeshjes me Fiorentinën pasi ai do të vendoste një “precedent të vështirë”.

Lexo po ashtu Spalletti dënohet me një ndeshje pas festimit të golit ndaj Sampdorias

Megjithatë, klubi i tij, Interi këtë mbrëmje njoftoi se ata do të apelojnë kundër dënimit të trajnerit të tyre.

“Nerazzurrët mund të konfirmojnë se do të apelojnë kundër dënimit prej një ndeshjeje të dhënë ndaj trajnerit Luciano Spalletti,” thuhet në deklaratën e tij në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version