Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, flitet se gjendet në Milano për të negociuar me Interin.
Trajneri do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe ende nuk ka negociata për vazhdim të kontratës.
Nuk është më fshehtësi që Interi po kërkon trajner të ri dhe se Spalletti është në krye të listës.
Ish-trajneri i Zenit St Petersburg, ka refuzuar të flas për të ardhmen, por calciomercato.com thotë se do të ketë një takim mes trajnerit dhe kryesisë së klubit.
Trajneri aktual Stefano Pioli është nën presion pas dy humbjeve radhazi dhe Liga e Kampionëve mbetet vetëm dëshirë aktualisht për Interin. /Telegrafi/