Site icon Telegrafi

Interi takohet së shpejti me agjentin shqiptar të Perisicit

Interi pritet që të takohet me agjentin e Ivan Perisicit në ditët në vijim në qendër të interesimit nga Manchester United.

Djajtë e Kuq duan të transferojnë anësorin këtë verë, por deri tash kanë refuzuar që të paguajnë 55 milionë euro për firmën e tij.

Sipas edicionit më të ri të Tuttosport, Nerazzurët duan të negociojnë me Unitedin, por duhet të jetë një marrëveshje prej së paku 50 milionë eurosh plus Martialin si huazim ose 55 milionë euro të plota.

Sidoqoftë, Untied tashmë ka shpenzuar afro 164 milionë euro këtë afat kalimtar dhe nuk dihet nëse Djajtë janë t ëgatshëm të çojnë fondin e transferimeve deri në mbi 200 milionë euro.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Për këtë arsye më shumë është e pritur që lojtari të mbetet në Meazza, teksa agjenti i tij Fali Ramadani arriti në Milano të hënën.

Ramadani pritet të kërkojë kontratë të re për lojtarin prej afro 6 milionë eurosh në sezon, një gjë që Interi nuk do të ketë gatishmëri të plotësojë.

Nerazzurët shpresojnë se mund ta bindë Perisicin të jetë lojtari i dytë më i paguar në skuadër pas Icardit dhe kështu ai të bindet të mos largohet.

Kështu kroati do të përfitonte së paku 4 milionë euro në sezon për dallim nga 2.5 sa fiton aktualisht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version