Cremonese dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.
Nerazzurrët janë mysafir të Cremoneses në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Stadio Giovanni Zini” me fillim nga ora 18:00.
Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi vjen në këtë ndeshje pas një humbje befasuese në shtëpi ndaj Empoli dhe synon t’i kthehet fitores për të qëndruar lartë në tabelë.
📍 Stadio Giovanni Zini#ForzaInter #CremoneseInter pic.twitter.com/oz8Qi9fzWZ
— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 28, 2023
Në anën tjetër, vendasit kanë një barazim pas katër humbjeve radhazi dhe synimi i vetëm është të tentojnë befasinë në këtë takim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, duke marrë parasysh mungesat e shumta.
Cremonese: Carnesecchi; Vasquez, Chiriches, Bianchetti; Sernicola, Meité, Castagnetti, Benassi, Valeri; Ciofani, Okereke
Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez
/Telegrafi/