Telegrafi

Interi synon t’i kthehet fitores në ndeshjen ndaj Veronës, formacionet zyrtare

Interi dhe Hellas Verona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të veronezëve në takimin që pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një formë e mirë me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, por synon t’i kthehet tri pikëve në këtë takim pas barazimit ndaj Monzas.

Në anën tjetër, mysafirët kanë gjetur paksa formën në ndeshjet e fundit me një fitore dhe një barazim dhe do të tentojnë të bëjnë befasi me një rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime të vogla për dallim nga ndeshja e fundit.

Interi: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Gagliardini, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez

Verona: Montipo; Dawidowicz, Hien, Ceccherini; Depaoli, Tameze, Ilic, Doig; Kallon, Lazovic; Djuric.

/Telegrafi/