Telegrafi

Interi synon t’i afrohet titulli me një fitore ndaj Veronës, formacionet zyrtare

Interi dhe Hellas Verona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Veronës në ndeshjen e javës së 33-të, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 15:00.

Ekipi i Antonio Contes vjen nga dy barazime në dy ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitores për t’i ofruar edhe më shumë titullit në Serie A.

Në anën tjetër, Verona ka tri humbje radhazi në tri ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lautaro, Lukaku;

Verona: Silvestri; Cecherini, Magnani, Di Marco; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Barak, Bessa; Lasagna;

/Telegrafi/