Telegrafi

Interi synon të rikthehet te fitoret pas tri ndeshjeve në përballje me Genoan, formacionet zyrtare

Interi ka humbur vendin e parë në Serie A, pasi në tri takimet e fundit nuk di për fitore.

Neroazzurët kanë pësuar dy humbje dhe kanë barazuar në një sfidë tjetër duke humbur lidershipin në elitën e futbollit italian.

Në xhiron e 27-të të Serie A, Inter luan në udhëtim te Genoa që po kërkon pikët e mbijetesës.

Kampioni në fuqi i Italisë synon që të rikthehet te fitoret, derisa vendasit pas katër barazimeve radhazi kërkojnë të befasojnë Interin.

Formacionet zyrtare:

Genoa: Sirigu; Hefti, Maksimovic, Ostigard, Vasquez; Sturaro, Badelj, Portanova; Gudmundsson, Melegoni; Yeboah

Inter: Handanovic, D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Alexis.

/Telegrafi/