Telegrafi

Interi synon të ngjitet në tabelë në sfidën ndaj Empolit – formacionet zyrtare

Në Giuseppe Meazza zhvillohet ndeshja e xhiros së 19-të në Serie A ndërmjet Interit dhe Empolit.

Nerazzurrët janë një pikë prapa pozitës së dytë që mbahet nga Milani dhe 13 pikë prapa liderit Napoli.

Empoli ka arkëtuar 22 pikë deri më tani në kampionatin italian dhe ndodhet dhjetë pikë larg zonës së rrezikut.

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Paolo Zanetti i kanë caktuar skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Interit: Onana; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Correa.

Formacioni startues i Empolit: Vicario; Ebuehi, De Winter, Luperto, Parisi; Akpa Akpro, Henderson, Bandinelli; Cambiaghi, Bajrami; Caputo.


/Telegrafi/