Telegrafi

Interi synon ta nis sezonin e ri me fitore ndaj Genoas, formacionet zyrtare

Interi dhe Genoa kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22 në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të klubit gjenovez në takimin e parë të sezonit të ri, i cili pritet të zhvillohet në ‘Giuseppe Meazza’ nga ora 18:30.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një para-sezon pozitiv dhe pret ta nis me fitore sezonin ku pretendon ta mbrojë titullin e fituar.

Në anën tjetër, mysafirët udhëtojnë për të befasuar dhe presin ta nisin me rezultat pozitiv sezonin e ri.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe pse kanë disa mungesa të theksuara.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Sensi; Dzeko;

Genoa: Sirigu; Vanheusden, Biraschi, Criscito; Sturaro, Badelj, Rovella, Hernani, Cambiaso; Pandev, Kallon;

/Telegrafi/