Telegrafi

Interi synon fitoren e radhës në udhëtim te Venezia, formacionet zyrtare

Venezia dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të Venezias në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Pierluigi Penzo’ me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje pas një formë të lartë me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, teksa pret fitoren e radhës për t’i qëndruar si hije Milanit dhe Napolit.

Në anën tjetër, vendasit gjithashtu janë në formë të mirë me dy fitore radhazi në Serie A dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe pas kësaj ndeshje të fortë.

Inzaghi ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, teksa trajneri i vendasve starton me më të mirët.

Venezia: Romero; Mazzocchi, Caldara, Ceccaroni, Haps; Ampadu, Vacca, Busio; Aramu, Kiyine; Okereke

Inter: Handanovic; Skriniar, Bastoni, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Correa

/Telegrafi/