Interi dhe Parma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të klubit emilian në takimin që do të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin Giuseppe Meazza.
Ekipi i Antonio Contes vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Genoas dhe synon fitoren e radhës për t’u ngritur edhe më tutje në krye të tabelës.
👕 | CHANGING ROOM
Back in ⚫&🔵 for #InterParma! #FORZAINTER pic.twitter.com/4tzRTOK1SI
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) October 31, 2020
Në anën tjetër, mysafirët nuk po përjetojnë formë të mirë dhe ëndërrojnë të marrin një pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë shumë ndryshime në formacion për shkak edhe të detyrimit shkaku i lëndimeve.
Inter: Handanovic; De Vrij, Ranocchia, Kolarov; Hakimi, Barella, Gagliardini, Darmian; Eriksen; Lautaro Martinez, Perisic
Parma: Sepe; Iacoponi, Pezzella, Balogh, Gagliolo; Grassi, Hernani, Kurtic; Kucka; Cornelius, Gervinho
/Telegrafi/