Interi dhe Hellas Verona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Veronas në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Serie A, i cili zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.
Ekipi i Antonio Contes vjen në këtë ndeshje nga një formë e mirë në kampionat dhe synon fitoren e radhës për të rimarr pozitën e parë.
👀 | DRESSING ROOM
After three away games we are back in black and blue! ⚫️🔵
Ready for #InterVerona? 👊👊👊#FORZAINTER pic.twitter.com/y721zAthOF
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) November 9, 2019
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu kanë dy fitore radhazi dhe shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Verona nga minuta e parë luan kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa Marash Kumbulla është i lënduar.
Inter: Handanovic; Skriniar, De Virj, Bastoni; Lazaro, Vecino, Brozovic, Barella, Biraghi; Lukaku, Lautaro Martinez
Verona: Silvestri; Rrahmani, Gunter, Empereur; Faraoni, Amrabat, Pessina, Lazovic; Zaccagni, Verre; Salcedo
/Telegrafi/