Telegrafi

Interi synon fitoren e radhës ndaj Bolognas, formacionet zyrtare

Bologna dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të Bolgonas në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Renato Dall’Ara.

Ekipi i Antonio Contes synon fitoren e nëntë radhazi në kampionat dhe rritjen e diferencën me ndjekësit në luftën për titull.

Në anën tjetër, vendasit gjithashtu janë në formë të mirë me dy fitore radhazi dhe do të synojnë rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bologna: Ravaglia; Tomiyasu, Danilo, Soumaoro, Dijks; Schouten, Dominguez; Skov Olsen, Soriano, Sansone; Barrow

Inter: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Young; Lautaro, Lukaku;

/Telegrafi/