Në një njoftim shokues, Interi ka konfirmuar se Radja Nainggolan është suspenduar nga aktivitetet e futbollit për arsye disiplinore.
Mesfushori belg nuk po kalon ditët e tij më të mira te Interi, ndërsa kulmi i gjithë kësaj ka ardhur tashmë me pezullim nga aktivitetet.
“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Radja Nainggolan është suspenduar përkohësisht nga aktivitetet e futbollit për arsye disiplinore”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Është raportuar se ai u vonua në seancën stërvitore të këtij mëngjes.
Comunicato FC Internazionale Milano
👉 https://t.co/F1Kz9nveon #FCIM
— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 23, 2018
Kjo është një deklaratë e fortë nga Interi, sepse do të thotë se ai do të lihet jashtë skuadrës për përballjen e Boxing Day me Napolin e vendit të dytë.
30-vjeçari është nënshkruar nga Roma gjatë verës për një shifër rreth 38 milionë euro, por ka luftuar për të bërë një ndikim.
Reprezentuesi i Belgjikës ka shënuar tri gola në 15 ndeshje konkurruese për Nerazzurët në të gjitha garat.
Kjo ka qenë një javë e keqe për Nainggolan, pasi thuhet se i kishin vjedhur 150 mijë euro nga një bandë, por më vonë u zbulua se ai kishte pasur humbje të mëdha gjatë disa udhëtimeve në kazino në Montecarlo në muajin gusht. /Telegrafi/