Telegrafi

Interi shpreson të kthehet te fitorja ndaj Cremoneses – formacionet startuese

Interi është nikoqir i Cremoneses në Giuseppe Meazza, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së katërt në Serie A.

Nerazzurrët e nisën mirë sezonin 2022/2023 duke regjistruar dy fitore të njëpasnjëshme, por në javën e tretë pësuan nga Lazio.

Skuadra e Cremoneses ndodhet në vendet e fundit të tabelës, pasi i ka humbur të tria takimet e para.

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Massimiliano Alvini i kanë caktuar formacionet që do ta fillojnë sfidën nga minuta e parë.


Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Darmian; Dzeko, Correa.

Formacioni startues i Cremoneses: Radu; Aiwu, Bianchetti, Lochoshvili; Ghiglione, Pickel, Ascacibar, Escalante, Quagliata; Dessers, Okereke.


/Telegrafi/