Site icon Telegrafi

Interi shpërblen skuadrën me miliona euro pas suksesit në Ligën e Kampionëve

Pronari i Interit, Steven Zhang, ishte shumë i lumtur me suksesin e ekipit të tij në fazën e grupeve në Ligës së Kampionëve dhe u ka paguar lojtarëve bonusin e parë të sezonit.

Nerazzurrët kanë qenë pothuajse pa të meta në Evropë këtë sezon, duke fituar tre nga katër ndeshjet e tyre për të siguruar vendin e tyre në fazën e 1/8-tës të kësaj gare.

Dy fitore ndaj RB Salzburgut, fitorja ndaj Benficës dhe një barazim me Real Sociedad ishin të mjaftueshme për të çuar përpara skuadrën e Simone Inzaghit.

Lexo po ashtu Interi kualifikohet në Kupën e Botës për Klube 2025, duke u bashkuar me Real Madrid, Chelsean dhe Man Cityn

Përderisa Interi ishte me fat në pikët në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Inzaghi është shpërblyer gjithashtu për vendimin e tij për rotacionin e skuadrës, duke i lejuar lojtarët të qëndrojnë të freskët në garën e Scudettos.

Gazzetta dello Sport detajon se si Zhang i telefonoi skuadrës së Interit pas fitores së tyre ndaj RB Salzburg për t’i uruar për kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Nga Man City te Interi dhe PSG, përditësohen shanset e secilin klub për të fituar Ligën e Kampionëve

Ai gjithashtu shpërbleu lojtarët e tij, duke paguar një bonus prej 2 milionë eurosh për suksesin e parë të madh të sezonit.

Skuadra e Inzaghit tani mund të kalojë fokusin në garën për titull, duke pasur vetëm dy pikë epërsi ndaj vendit të dytë Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version