Klubi i njohur italian, Interi, i ka ngushëlluar shqiptarët dhe iu ka qëndruar afër në këto ditë të vështira.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, shkruhet se zikaltrit kanë shumë tifozë në Shqipëri, ndërsa mendja shkon pikërisht te ta, të afërmit e tyre, por njëkohësisht edhe te gjithë populli shqiptar në këto ditë të vështira.
Foto është bashkangjitur me “Inter Club Albania”, grupimin më të madh të tifozëve për këtë klub në Shqipëri.
There are a large number of Inter fans in Albania. Our thoughts are with them and the entire Albanian population at this extremely difficult time. #FCIM pic.twitter.com/uvCw3OnNLJ
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) November 28, 2019
Interi këtë vit po zhvillon sezon shumë të mirë në Serie A.
Gjatë ditëve të kaluara nuk ka munguar solidarizimi i madh edhe i klubeve greke. /Telegrafi/