Site icon Telegrafi

Interi shkëlqen edhe në të ardhura, rekord hyrjesh për sezonin që sapo shkoi

Inter. (Foto/Getty Images/Guliver)

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, me pesë fitore në po aq ndeshje, duke kryesuar me meritë Serien A me 15 pikë të plota.

Po përveç Antonio Contes dhe futbollistëve, një punë mjaft të mirë po bëjnë edhe drejtuesit e klubit.

Kështu sipas të dhënave paraprake, Interi e ka mbyllur bilancin e sezonit 2018-2019 me 415 milionë euro.

Inter. (Foto/Getty Images/Guliver)

Kjo është jë shumë më tepër për 20 për qind më shumë se një vit më parë, ku klubi mblidhi 346 milionë euro.

Shkak për këtë rritje është bërë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, që ka sjellë në arkat e klubit rreth 47 milionë euro vetëm nga të drejtat televizive.

Fitime ka edhe nga tregu aziatik, që kanë sjellë një shifër të konsiderueshme të ardhurash.

Inter. (Foto/Getty Images/Guliver)

Natyrisht që bilanci i përgjithshëm kur llogariten harxhimet mbetet ende negativ, me një shifër prej rreth  minus 17 milionë euro, por nën nivelin e kërcënimit nga Fair Play Financiar.

Drejtuesit mendojnë që të dalin në fitim në sezonin 2021-2022. /Telegrafi/

Exit mobile version