Gjiganti italian, Inter, po punon fuqishëm ë të arrijë marrëveshje për ta sjellë mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidalin në San Siro.
Jami konfirmohet nga Tuttosport, që e lidh kilianin me një largim nga klubi katalunas edhe pse ka pasur një sezon të mirë.
Besohet se trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, vazhdon të mbetet një admirues i madh i Vidalit, me të cilin ka punuar për një kohë të gjatë në Juventus.
Për të arritur te Vidal, klubi po punon edhe në largime, që të sigurohet një fond dhe të lirohen disa paga.
Borja Valero, Joao Mario dhe Radja Nainggolan, pritet që të largohen, që të krijohen kushtet për ardhjen e Vidal. /Telegrafi/