Telegrafi

Interi i shet të gjitha biletat për tifozët që duan ta shikojnë finalen e Ligës së Kampionëve brenda stadiumit Giuseppe Meazza

(Foto: Getty Images)

Interi i ka shitur të gjitha biletat për tifozët që duan ta shikojnë finalen e Ligës së Kampionëve brenda stadiumit Giuseppe Meazza.

Të shtunën (10 qershor) në Ataturk Stadium të Stambollit zhvillohet finalja e garës më të madhe evropiane për klube ndërmjet Nerazzurrëve dhe Manchester City.

Tifozët e dy klubeve kanë pasur numër të kufizuar të biletave për ta ndjekur ndeshjen në Turqi, ndërsa për ta parandaluar grumbullimin në rrugët e Milanos, këshilli lokal e ka hapur Stadio Giuseppe Meazza për këtë ngjarje të madhe sportive.

Lexo po ashtu Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt e ndjejnë presionin para finales me Interin

Ekranet gjigante do të vendosen në skajet e stadiumit, për këtë arsye kapaciteti maksimal është caktuar në 43.000 ulëse.

Vetëm shtatë orë kanë mjaftuar për shitjen e të gjitha këtyre biletave, ndërsa tifozët do të mund të ulen në tribuna ose në fushën e mbuluar për ta shijuar finalen.

Një veprim i ngjashëm ishte bërë me tifozët e Romës në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa njësoj do të veprohet edhe për finalen e Ligës së Konferencës duke e hapur Stadio Franchin, në mënyrë që tifozët e Fiorentinas ta shijojë ndeshjen kundër West Ham United. /Telegrafi/