Interi ka dështuar ta fitojë ndeshjen gjatë 120 minutave kundër skuadrës së kategorisë së tretë italiane, Pordenone, duke e zgjidhur ndeshjen pas penalltive.
Trajneri i Interit. Luciano Spalletti kishte vendosur që t’i pushojë shumicën e lojtarëve të skuadrës për këtë ndeshje.
Por strategjia e tij dështoi pasi që skuadra e dytë nuk arriti t’i shënojë Pordenones.
Madje në pjesën e parë skuadra e kategorisë së tretë italiane kishte dhe rastet e veta.
Në pjesën e dytë, Spalleti, vendosi të fusë në lojë edhe lojtarë si Mauro Icardi e Ivan Perisic.
Por edhe pse më shumë raste, Interi nuk arriti të shënojë dhe ndeshja shkoi në vazhdime (0-0).
Në vazhdime e njëjta histori, Interi sulmonte, ndërsa mysafirët mbroheshin.
Icardi kishte rastin më të mirë, kur nga afër qëlloi vetëm shtyllën.
Pas penalltive Interi u tregua më i mirë duke kaluar tutje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CtnFi2Od14g