Site icon Telegrafi

Interi sërish i futet garë për Olivier Giroudin

Interi përsëri është i lidhur me një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud që në afatin kalimtar të janarit.

34-vjeçari ka qenë në radarët e tyre për më shumë se një vit, pasi u kërkua fillimisht gjatë janarit 2020, pastaj përsëri gjatë kësaj vere.

Lazio gjithashtu ishte në negociata për francezin, i cili zgjati kontratën e tij deri në qershor 2021.

Sipas Calciomercato.com, Antonio Conte nuk e ka humbur plotësisht shpresën për një ribashkim me Giroud në San Siro.

Giroud nuk ka luajtur shumë në “Stamford Bridge” këtë sezon dhe mund të tundohet që të shkojë diku tjetër.

Interi është i shqetësuar për problemet me dëmtime të Alexis Sanchez, duke mos pasur asnjë alternativë të vërtetë për Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinezin.

Ivan Perisic ka luajtur si sulmues i improvizuar për disa ndeshje kur Lukaku u lëndua. /Telegrafi/

Exit mobile version