Site icon Telegrafi

Interi së shpejti me dy blerje

Thohir, dy blerje për Interin e De Boer“, ishte ky titulli hapës nga ‘Corriere della Sera’ për tregun e transferim të Interit.

Presidenti i Interit tashmë e ka pranuar se nuk është mbyllur merkato e Nerazzurrëve dhe sipas burimeve të gazetës italiane, së shpeti klubi nga Milano do të zyrtarizon dy lojtarë.

Lexo po ashtu Interi tashmë ka përgatitur një tjetër ofertë për Joao Marion

Në mesfushë i pari mund të jetë Joao Mario i Sporting Lisbonës. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia e Lorenzo Insignes nga Napolit.

Ndërsa për blerjen tjetër ende nuk janë dhënë informacionet e para, por besohet se është një mburojës. /Telegrafi/

Exit mobile version