Telegrafi

Interi ruan kreun

Nerazurët kaluan në epërsi pas gati gjysmë ore lojë me anë të Thiago Motta (29’), me të cilin avantazh minimal përfundoi edhe pjesa e parë.

Goli i dytë i Interit erdhi në pjesë të dytë nga Mario Balotelli (52’), ndërsa rezultatin e vulosi Motta me golin e tij të dytë dhe të tretin për ekipin e trajnerit Jose Mourinho, pesë minuta para fundit të takimit.

Interi ruan kreun me 66 pikë, dy më shumë se Roma dhe tre më shumë se Milani. /Telegrafi/