Telegrafi

Interi rrezikoi në fund ndaj Sassuolos, por mori një fitore të rëndësishme

Interi mposhti Sassuolon me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 35-të të Serie A.

Ndeshja nisi më mirë për Sassuolon që shënoi me Domenico Berardin në minutën e 11-të, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Interi e mbylli pjesën e parë në epërsi, pasi Romelu Lukaku arriti të shënojë për 1-0.

Zikatërlit shënuan edhe në fillimin e pjesës së dytë dhe këtë me ndihmën e Ruan Tressoldit që qëlloi në portën e tij për 2-0.

Në minutën e 58-të, Interi u menduan se siguroi fitoren, kur Lautaro Martinez shënoi për 3-0.

Por në minutën e 63-të, Sassuolo gjeti golin, kur Berardi asistoi te Matheus Henrique që shënoi për 3-1.

Në minutën e 77-të, mysafirët seriozisht hapën ndeshjen me golin e Davide Frattesin.

Interi rrezikoi, por arriti të shënojë golin e sigurisë, me Lukakun për 4-2.

Më këtë fitore Interi arriti në vendin e tretë me 66 pikë, ndërsa Sassuolo mbetet në vendin e 13-të me 44 pikë. /Telegrafi/