Interi ka barazuar në shtëpi me rezultat 3-3 ndaj Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes nuk ka arritur të vazhdojë serinë e fitoreve pasi është ndalur në shtëpi ndaj Sassuolo.
Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, që shënoi dy gola kundrejt një të mysafirëve.
Megjithatë, të parët në epërsi kaluan Sassuolo në minutën e katërt me anë të Francesco Caputo, i cili shënoi për 0-1 pas një aksioni të mirë.
Interi arriti të kthehet në lojë në minutën e 41-të me anë të Romelu Lukaku, i cili shënoi nga penalltia për 1-1, ndërsa Christian Birgahi (45+) shënoi për 2-1.
⏸️ | INTERVALLO
Incredibile rimonta firmata da #Lukaku e #Biraghi nei minuti finali di una prima frazione molto sofferta… continuiamo a lottare anche nella ripresa!!! 🤜🤛#InterSassuolo 2⃣-1⃣#FORZAINTER ⚫️🔵⚫️🔵 pic.twitter.com/HZAb2sN78L
— Inter (@Inter) June 24, 2020
Në pjesën e dytë, u pa një lojë shumë e hapur dhe me tre gola tjerë, por kësaj radhe ishin Sassuolo që shënoi dy gola dhe Interi një.
Domenico Berardi (81’) ishte ai i cili barazoi shifrat në 2-2, por Borja Valero (86’) riktheu epërsinë e Interit 3-2.
Kur pritej që Interi ta merrte një fitore të madhe ashtu nuk mendoi edhe Giangiacomo Magnani (89’), i cili shënoi nga afërsia për 3-3 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
⏹️ | FINITA
Succede di tutto a San Siro, la vittoria sfuma proprio quando la partita sembrava chiusa… 😒
⚽️ 4' Caputo
⚽️ 41' #Lukaku (rig.)
⚽️ 46' #Biraghi
⚽️ 81' Berardi (rig.)
⚽️ 86' #BorjaValero
⚽️ 89' Magnani #InterSassuolo 3⃣-3⃣#FORZAINTER ⚫️🔵⚫️🔵 pic.twitter.com/qgJRr2s12c— Inter (@Inter) June 24, 2020
Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e tretë me 57 pikë, ndërsa Sassuolo renditet në vendin e 12-të me 33 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Parma, ndërsa Sassuolo e pret Hellas Veronën. /Telegrafi/
As vantagens de ter um lateral capaz de jogar e se associar por dentro tem disto
Notar a capacidade de Djuricic em se movimentar por trás das linhas de pressão do Inter, ter conduzido e no timing certo ter assistido Caputo
Belo golo do Sassuolo pic.twitter.com/Q3RryV7ZQy— Banho de Bola (@BanhoBola) June 24, 2020
Inter 1-1 Sassuolo (Lukaku – Penalty) pic.twitter.com/Tc2rNflY3l
— Empty Serie A Stadiums (@EmptySerieA) June 24, 2020
86' Gol de Borja Valero (3-2)@Inter pic.twitter.com/LQK005TQqT
— Todo Tu Fútbol Aquí (@TodoTuFutbol_) June 24, 2020