Telegrafi

Interi rivalizon Unitedin për Mertensin

Ka raporte se Interi do të përpiqet të rivalizojnë Manchester Unitedit me një ofertë verore për anësorin belg të Napolit, Dries Mertens.

Anësori belg, i kthyer së fundmi edhe si qendërsulmues ka shënuar 26 gola në 39 ndeshje zyrtare këtë sezon, plus 12 asistime.

Lexo po ashtu Mertens në bisedime me ‘Djajtë e Kuq’

Ai është në mes të negociatave të tensionuara për vazhdimin e kontratës me Napolin dhe me marrëveshjen e tij që skadon në qershor të vitit 2018, koha po mbaron.

Sipas calciomercato.com, Interi janë të gatshëm për të shkuar me të gjitha forcat për Mertensin dhe të tregojnë se ata duan të nënshkruajnë me atë, duke dërguar nënkryetarin dhe legjendën e klubit, Javier Zanettin në Napoli për një takim.

Lexo po ashtu Interi ka gati 70 milionë euro për Mbappen

Megjithatë, Manchester United mbeten të preferuarit mbi të gjithë sepse Mertens nuk dëshiron të përsërisë rrugën e Gonzalo Higuain të largohet nga Napoli për një tjetër rivali të Serie A.

Nëse ai do të transferohet jashtë vendit, situata do të jetë më e lehtë për tifozët për të pranuar, ndërsa çmimi i tij besohet të jetë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/