Ka raporte se Interi do të përpiqet të rivalizojnë Manchester Unitedit me një ofertë verore për anësorin belg të Napolit, Dries Mertens.
Anësori belg, i kthyer së fundmi edhe si qendërsulmues ka shënuar 26 gola në 39 ndeshje zyrtare këtë sezon, plus 12 asistime.
Ai është në mes të negociatave të tensionuara për vazhdimin e kontratës me Napolin dhe me marrëveshjen e tij që skadon në qershor të vitit 2018, koha po mbaron.
Sipas calciomercato.com, Interi janë të gatshëm për të shkuar me të gjitha forcat për Mertensin dhe të tregojnë se ata duan të nënshkruajnë me atë, duke dërguar nënkryetarin dhe legjendën e klubit, Javier Zanettin në Napoli për një takim.
Megjithatë, Manchester United mbeten të preferuarit mbi të gjithë sepse Mertens nuk dëshiron të përsërisë rrugën e Gonzalo Higuain të largohet nga Napoli për një tjetër rivali të Serie A.
Nëse ai do të transferohet jashtë vendit, situata do të jetë më e lehtë për tifozët për të pranuar, ndërsa çmimi i tij besohet të jetë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/