int(1) Interi rikthen vendin e parë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Interi rikthen vendin e parë

Në një tentativë për të krosuar në drejtim të Samuel Eto’o, Sulley Ali Muntari arriti të shënojë golin e parë (13’), pasi që portieri i Catanias u shpërqendrua nga kamerunasi.

Golin e dytë për zikaltrit e shënoi Wesley Sneijder (31’), pas një goditje të bukur nga gjuajtja e lirë.

Mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin nga pika e bardhë pa një ndërhyrje të portierit Julio Cesar në sulmuesin e Catanias, Plasmati, ndërsa golashënues ishte Giuseppe Mascara (84’).

Megjithatë ky gol ishte krejt çka bënë sicilianët në këtë ndeshje, pasi që nuk mundën të organizoheshin për ta barazuar rezultatin. /Telegrafi/

Exit mobile version