Telegrafi

Interi rikthehet te fitoret, mposht me rezultat të pastër Leccen

Interi është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Leccen me rezultat të pastër 2-0.

Neroazzurët kanë dominuar kundërshtarin që nga fillimi i ndeshjes deri në fundin e saj.

Por për ta parë golin e parë në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 29-të e ndeshjes, kur Henrikh Mkhitaryan realizoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit nga Nicolo Barella.

Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllen 45 minutat e para në këtë sfidë.

Interi e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, kur realizoi brenda tetë minutave.

Anësori holandez Denzel Dumfries asistoi te Lautaro Martinez që realizoi gol të bukur për të ngritur epërsinë e Interit në 2-0.

Pas golit të dytë Interi mbrojti rezultatin dhe mori tre pikë shumë të vlefshme.

Me këtë fitore Neroazzurët rikthehen në vendin e dytë në tabelë me 50 pikë, 15 më pak se lideri Napoli. /Telegrafi/