Interi është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur Leccen me rezultat të pastër 2-0.
Neroazzurët kanë dominuar kundërshtarin që nga fillimi i ndeshjes deri në fundin e saj.
Por për ta parë golin e parë në këtë ndeshje u desh të pritej minuta e 29-të e ndeshjes, kur Henrikh Mkhitaryan realizoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit nga Nicolo Barella.
2️⃣2️⃣ pic.twitter.com/Gy4sqPJfho
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 5, 2023
Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllen 45 minutat e para në këtë sfidë.
Interi e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, kur realizoi brenda tetë minutave.
Destro di prima e rete 😍 pic.twitter.com/lS7grq3lRt
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 5, 2023
Anësori holandez Denzel Dumfries asistoi te Lautaro Martinez që realizoi gol të bukur për të ngritur epërsinë e Interit në 2-0.
Un buon modo di finire la settimana 👏
Powered by @eBay_Italia #ForzaInter #InterLecce pic.twitter.com/aYuo4UErwZ
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 5, 2023
Pas golit të dytë Interi mbrojti rezultatin dhe mori tre pikë shumë të vlefshme.
Me këtë fitore Neroazzurët rikthehen në vendin e dytë në tabelë me 50 pikë, 15 më pak se lideri Napoli. /Telegrafi/