Site icon Telegrafi

Interi reagon ndaj shkrimeve për probleme financiare, i cilëson të pasakta dhe tendencioze

Gjatë ditës një medium italian ka raportuar se Interi ka borxhe të mëdha dhe pasqyrat e saj financiare nuk janë në rregull dhe nuk duhej të lejohej të regjistrohej në Serie A, por nuk ka vonuar shumë dhe Interi ka mohuar të gjitha me anë të një komunikate.

Inter lëshoi ​​një komunikatë që goditi në raportet e gazetës ekonomike të mediumit Il Sole 24 Ore.

Mediumi italian pretendon se borxhet e Interit janë kaq të mëdha sa që nuk duhej të lejohej t të regjistrohej në Serie A.

Lexo po ashtu Gazeta ekonomike italiane: Interi me këto bilance ekonomike nuk është dashur të lejohet që të regjistrohet në Serie A

Megjithatë, në komunikatën e lëshuar, Interit ka jep përgjigje dhe sqarime nga klubi për raportet e bëra në Il Sole 24 orë më 1 mars 2018 duke i mohuar të gjitha.

Komunikata e lëshuar nga Interi

“Duke iu referuar raporteve të botuara nga Il Sole 24 Ore më 1 mars 2018, FC Internazionale Milano dëshiron të bëjë të qartë se pasqyrat e saj financiare të konsoliduara përmbajnë të dhëna dhe informata të plota siç kërkohet nga Kodi Civil Italian dhe dispozitat ligjore dhe rregullatore në lidhje me pasqyrat financiare të klubeve të futbollit”.

Familja Zhang zotëron shumicën e aksioneve të Interit

“Këto të dhëna tregojnë se pikëpamjet e shprehura në artikull janë të pasakta dhe mashtruese, si dhe të dëmshme për imazhin e klubit, i cili ka respektuar plotësisht ligjin italian dhe rregulloret e FIGC-së”.

Lexo po ashtu Zhang planifikon revolucion te Interi

“Pasqyra financiare që përfundon më 30 qershor 2017 u miratua së pari nga organet përkatëse të klubit dhe më pas nga mbledhja e aksionarëve, përpara se të kalonte me sukses kontrollet e kryera nga Komisioni Mbikëqyrës i Klubeve të Futbollit Profesional (Co.Vi.So.C.)”.

“Klubi beson se është me rëndësi parësore që ligjet dhe rregulloret mbi pasqyrat financiare të respektohen dhe do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të mbrojtur vetveten dhe imazhin e saj në mënyrë që të konfirmojë edhe njëherë se informacioni financiar që përmbahen në pasqyrat financiare, shënimet shpjeguese dhe raporti i menaxhimit është transparent dhe i sinqertë”, thuhet në komunikatën e Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version