Telegrafi

Interi pritet ta blejë përfundimisht Sensin dhe ta shesë Nainggolanin

Radja Nainggolan - Stefano Sensi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi do të paguajë 20 milionë euro për të nënshkruar me Stefano Sensi nga Sassuolo këtë verë dhe pritet ta shesë përfundimisht belgun Radja Nainggolan.

Kohëve të fundit, Sensi pësoi dëmtimin e tij të pestë të sezonit, duke nxitur dyshimet që Interi nuk do të merrte mundësinë e tyre për të blerë mesfushorin.

Sidoqoftë, Fabrizio Romano siguron që Nerazzurrët ende duan ta mbajnë 24-vjeçarin pasi planifikojnë ta përdorin atë në Ligën e Evropës dhe të punojnë në përgatitjen e tij gjatë verës.

Lexo po ashtu Sassuolo: Interi do të blejë Sensin

Nga ana tjetër, ndërsa Sandro Tonali mbetet favorit në tregun e transferimeve, gazetari paralajmëron se Nainggolan do të largohet përsëri pasi të kthehet nga Cagliari.

Ish-mesfushori i Romës dukej se kishte një vend në mesfushën e Interit, duke qenë se interesi i tyre për Arturo Vidal ishte ftohur.

Megjithatë, drejtuesit kanë hartuar tashmë planin e sezonit të ri dhe Nainggolan nuk është pjesë e tij. /Telegrafi/