Gjiganti italian ka prezantuar transferimin e tyre të fundit, sulmuesin brazilian, Gabriel Barbosa apo i njohur ndryshe si Gabigol.
Sulmuesi i talentuar brazilian është prezantuar sot (enjte) nga skuadra italiane, teksa në prezantimin e tij para medieve ka treguar se Interi ka qenë gjithmonë zgjidhje e tij e parë, pasi ka tifozët më të mirë dhe është skuadra më e madhe në Itali.
“Interi gjithmonë ka qenë opsioni im i parë, një skuadër me lojtar të mëdhenj, trajner të madh dhe një shoqëri e madhe. Ajo që për mua tani është e rëndësishme është të luaj, të ndihmoj shokët e skuadrës dhe të fitoj”, deklaroi Gabigol gjatë prezantimit të tij, transmeton Telegrafi.
“Jam shumë i lumtur për këtë moment që po kaloj. Nuk dua të bëjë krahasime, jam Gabrieli dhe Interi është një ekip i madh. Dua të bëjë histori me këtë klub dhe këta tifoz të mrekullueshëm”.
“Kam biseduar shumë rreth Interit me Coutinhon, i cili më ka treguar shumë gjëra. Mund të luaj ku do që trajneri më kërkon dhe dua të ndihmoj skuadrën”.
“Kam refuzuar një ofertë shumë të madhe nga Kina. Tifozët e Interit më kanë mahnitur dhe unë iu premtoj vetëm përkushtim dhe shumë punë për të bërë mirë. Është shumë e rëndësishme mbështetja e tifozëve”.
“Interi nuk e ka vetëm Icardin. Ka shumë sulmues të mëdhenj këtu. Është e rëndësishme që të gjithë të japin më të mirën. Kam stërvitur shumë, kam pasur një pushim dhe tani jam i gatshëm të luaj”.
“Interin e kam pasur pasion gjithmonë për shkak të dashurisë së tifozëve të treguar përmes rrjeteve sociale. Me respektin më të madh për të gjithë,por kam ardhur në klubin më të madh në Itali”, përfundoi sulmuesi i talentuar brazilian. /Telegrafi/