Site icon Telegrafi

Interi prezanton fanellat e dyta për sezonin e ri, thjeshtë fantastike 

Interi ka prezantuar edhe fanellat e dyta për sezonin e ri 2023/24.

Neroazurët vishen nga brendi i famshëm amerikan Nike dhe kanë prezantuar një fanellë spektakolare për sezonin e ri.

Fanella e dytë është e bardhë dhe dhe kanë dy vija vertikale njërën të kaltër dhe tjetrën të zezë.

Lexo po ashtu Agjenti i Lautaros zbulon se po e presin Interin për rinovimin e kontratës

Hakan Calhanoglu, Federico Di Marco dhe Alessandro Bastoni ishin tre futbollistët që janë përzgjedhur nga klubi për prezantimin e fanellave të reja.

Fanellat e reja janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga tifozët e klubit italian që tanimë kanë mundësi t’i blejnë ato.

Lexo po ashtu Interi konfirmon Lautaron si kapiten të ri

Tifozët e klubit zikaltër kanë mundësi t’i blejnë fanellat e reja për shumën e 113 eurove në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version