Interi po pret me ankth lajmet nga stafi mjekësor i ekipit të Kroacisë, pasi Marcelo Brozovic çaloi vetëm 18 minuta në ndeshjen e tyre në Ligën e Kombeve kundër Austrisë.
Mesfushori ishte në formacionin startues në “Ernst-Happel-Stadion” në Vjenë, por paraqitja e tij nuk zgjati shumë.
Rezultati ishte tashmë 1-1 në këtë fazë në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Brozovic u rrëzua papritur pasi bëri një pasim dhe çaloi duke kapur pjesën e pasme të këmbës së majtë.
Lojtari gjithsesi u pezullua për ndeshjen e ardhshme të Serisë A kundër Romës, kështu që nuk do të ishte i disponueshëm fundjavën e ardhshme.
Megjithatë, nëse bëhet fjalë për një tendosje të kofshës ose kërdhokullës, Brozovic mund të jetë jashtë fushës për disa javë.
18' Injured Brozović off, Majer on. 🔄#AUTCRO | 1:1 | #NationsLeague | #Vatreni❤️🔥
— HNS (@HNS_CFF) September 25, 2022
Shqetësimi më i madh është ndeshja e Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës që do të zhvillohet më 4 tetor në San Siro.
Këto skuadra do të takohen sërish në Camp Nou më 12 tetor.
Bayern Munich është në krye të grupit me gjashtë pikë, i ndjekur nga Barcelona dhe Inter me nga tre. /Telegrafi/