Interi ka fituar 2-0 ndaj Crotones në kuadrë të javës së 34-të në Serie A.
Nerazzurët e filluan takimin me mjaftë entuziazëm, duke kërkuar që të kalonin sa më parë në epërsi.
Mirëpo, ky takim që ishte mjaftë vendimtar në luftë për titull, doli të jetë mjaftë i mundimshëm.
⏸️ | INTERVALLO
Fine primo tempo: ben due pali colpiti ma risultato ancora bloccato ❌#CrotoneInter 0⃣-0⃣
⚫️🔵 #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/8GBGkyCDba
— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 1, 2021
Përkundër rasteve që kishin në pjesën e parë, nuk ia arritën të shënonin në portën e vendasve.
Por, në 45 minutat e dytë, skuadra që drejtohet nga Antonio Conte ia doli të shënonte dy herë.
🇩🇰 | CHRIIIIIIISSSSSSSSS!!!
69' – ECCOLOOOOOOOOOOO!!! #Eriksen riceve palla al limite e calcia col destro di prima intenzione: GOOOOOLLLLLLL!!! 💣💣💣#CrotoneInter 0⃣-1⃣
⚫️🔵 #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/cBzj45LqV3
— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 1, 2021
Goli i parë erdhi në minutën e 69-të, aty ku Romelu Lukaku asistoi për Christian Eriksen, për të shënuar për 1-0.
Interi madje krejt në fund ia doli të merrte një fitore më komode me golin e shënuar nga Achraf Hakimi (90+3′),.
Pas javës së 34-të, Interi ka 82 pikë, 12 pikë më shumë se Atalanta, që nesër takohet me Sassuolon dhe në rast të barazimit apo humbjes, Nerazzurët shpallen kampion. /Telegrafi/