Telegrafi

Interi po punon që t’ia vazhdojë kontratën mbrojtësit De Vrij

MILAN, ITALY - OCTOBER 17: Stefan de Vrij of FC Internazionale receives the award during the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on October 17, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Sipas SportItalia, Interi do të hyjë në bisedime me Mino Raiolan për të zgjatur kontratën e mbrojtësit Stefan de Vrij.

Marrëveshja e mbrojtësit holandez skadon në qershor të vitit 2023, por mediumi italian zbulon se drejtorët e Nerazzurrëve do të takohen me agjentin Raiola në ditët e ardhshme.

Të dy palët do të diskutojnë për rritjen e pagës së De Vrij dhe një zgjatje të mundshme të kontratës aktuale.

De Vrij, i cili kaloi falas nga Lazio në korrik 2018, ka luajtur 87 ndeshje për Interin, duke kontribuar me gjashtë gola dhe gjashtë asistime edhe pse qendërmbrojtës.

Dy ditë më parë, De Vrij luajti ndeshjen e tij të 13-të në Ligën e Kampionëve me Interin, duke ndihmuar ekipin e tij të mos pranojë gol kundër Shakhtar Donetsk, në një ndeshje që ishte dominuar nga italianët. /Telegrafi/