Telegrafi

Interi po planifikon transferimin e Lamelas në verë

Erik Lamela mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Sulmuesi i talentuar argjentinas është rikthyer nga një lëndim i gjatë që e mbajti jashtë fushave.

Argjentinasi ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion me Tottenham Hotspur ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime.

Është skuadra italiane Inter që po kërkon ta rikthejë argjentinasin në kampionatin italian Serie A.

Sipas të përditshmes italiane Tuttosport trajneri i Interit, Luciano Spalletti e pëlqen shumë lojën e argjentinasit dhe po e kërkon në klub.

Gjithashtu edhe drejtori sportiv i klubit, Walter Sabatini po kërkon të këtë përsëri në skuadër Lamelan.

Sabatini e kishte transferuar Lamelan në Romë nga skuadra argjentinase River Plate.

E për të ardhur deri te transferimi i sulmuesit anësorë, Inter duhet të paguajë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/