Site icon Telegrafi

Interi planifikon kontratën e re për Brozovicin

Interi huhet se do t’i ofrojë kontratë të re Marcelo Brozovicit në këtë verë.

Mesfushori kroat pritej të largohej nga Nerazzurët në fund të këtij edicioni, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar dhe pritet qëndrimi i tij.

Antonio Conte e pëlqen lojën e Brozovicit dhe dëshiron që ai të qëndrojë së paku edhe për një vit në Giuseppe Meazza.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marcelo Brozovic

Lojtari ka klauzolë 60 milionë euro për klubet jashtë Italisë dhe trajneri italian dëshiron që ajo të largohet nga kontrata.

Brozovic ka kontratë me Interin deri në vitin 2022, derisa me kontratën e re do të qëndronte deri në vitin 2023 ose më së largu deri më 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version