Interi thuhet se po konsideron një goditje transferimi në muajin janar për mesfushorin e Olympique Lyonit dhe ish-lojtarin e Romës, Clement Grenier.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Grenier është shfaqur si një objektiv interesant për Interin në rast se Joao Mario lë skuadrën dhe braziliani Ramires nuk vjen.
26-vjeçari kaloi gjashtë muaj në huazim te Roma nën drejtimin e Luciano Spallettit sezonin e kaluar, por luajti vetëm gjashtë herë për Giallorossët në Serie A.
Ai pritet të përfundojë kontratën e tij me Lyonin në javët e ardhshme, duke e bërë francezin një lojtarë të lirë të mundshëm.
Mediumi francez Le Parisien raporton se një tjetër nga objektivat e njoftuara të Nerazzurrëve, Javier Pastore, ka përshëndetur tifozët e Paris Saint-Germainit pas ndeshjes së tyre kundër Caen të enjten.
Mesfushori argjentinas thuhet se ka zbuluar largimin e tij nga Parc des Princes edhe para shokëve të tij në dhomën e veshjes.
Interi gjithashtu është lidhur me Henrikh Mkhitaryan të Manchester Unitedit, Gerard Deulofeun e Barcelonës dhe Bernardin e Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/