Site icon Telegrafi

Interi përsëri në shitje

Është çështje ditësh, ndoshta që të hënën mund të bëhet edhe zyrtare, ku Interi do të kalojë nga duart e Erick Thohir te investitorët kinez.

Vetë Thohir e ka konfirmuar se është duke menduar shitjen e klubit.

Ai është duke menduar që ta shes klubin te kompania Suning, kompani ndër më të fortat në Kinë.

“Kam vendosur që të shes pjesën më të madhe të aksioneve një kompanie të fortë si Suning”.

“Me Morattin kemi bërë një kompani të fortë. Ne jemi duke e udhëhequr njërin nga klubet më të mira në Evropë”.

“Kompania duhet të rritet që të konkurrojë me klube dhe ligat e tjera”, ka thënë Thohir. /Telegrafi/

Exit mobile version