Telegrafi

Interi përqendrohet te Cavani, shihet si pasardhës i Lautaros

Interi po përqendron te Edinson Cavani , pasi Dries Mertens ka zgjedhur të qëndrojë te Napoli .

Cavani është në dispozicion si transferim i lirë dhe Paris Saint-Germain nuk ka hapur bisedimet për rinovimin e kontratës së sulmuesit.

Klubi është koncentruar te Cavani pasi Lautaro Martinez mund të bashkohet me Barcelonës,  ndërsa ​​Alexis Sanchez do të rikthehet te Manchester United.

33-vjeçari, nga ana e tij, është zëvendësuar në vijën e parë të sulmit të PSG-së nga Mauro Icardi këtë sezon, që është në huazim nga Interi.

Il Corriere parashikon se Interi duhet të këtë konkurrencë të fortë nga Atletico Madridi.

Mendohet se Atletico mund t’i ofrojë uruguaianit një pagë prej 18 milionë eurove, ndërsa Interi mund t’ia ofrojë Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/