Telegrafi

Interi përpiqet t’i motivojë lojtarët duke ndryshuar dizajnin autobusit (Foto)

Interi nuk e filloi mirë sezonin 2016/17, por me ardhjen e Stefano Piolit gjërat kanë ndryshuar mirë.

Skuadra nga Milano tashmë ka katër fitore rresht dhe duket se është këndellur dhe ka lënë pas problemet e fillimit të sezonit.

Se tekniku italian ka kthyer shpresën në skuadër e tregon edhe dizajni i ri i autobusit.

Lexo po ashtu Interi klub anti-shqiptar? Ja çka ka bërë gjatë luftës në Kosovë! (Foto/Video)

Interi ka mbuluar autobusin me fotografi të sukseseve historie, e gjitha kjo duke tentuar që të rrit motivin në skuadër.

Aktualisht zikaltërit renditen në vendin e shtatë me 33 pikë, apo pesë pikë nga vendi i tretë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/