Interi nuk e filloi mirë sezonin 2016/17, por me ardhjen e Stefano Piolit gjërat kanë ndryshuar mirë.
Skuadra nga Milano tashmë ka katër fitore rresht dhe duket se është këndellur dhe ka lënë pas problemet e fillimit të sezonit.
Se tekniku italian ka kthyer shpresën në skuadër e tregon edhe dizajni i ri i autobusit.
Interi ka mbuluar autobusin me fotografi të sukseseve historie, e gjitha kjo duke tentuar që të rrit motivin në skuadër.
Aktualisht zikaltërit renditen në vendin e shtatë me 33 pikë, apo pesë pikë nga vendi i tretë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/